Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha letër Ahmetit dhe Thaçit
English

Berisha letër Ahmetit dhe Thaçit

Shkup, 3 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha i ka nisur letra faleminderimi dy liderëve të partive politike shqiptareMaqedoni, Ali Ahmetit të BDI-së dhe Menduh Thaçit të PDSH-së lidhur me vizitën e tij të fundit në Maqedoni dhe takimet e realizuara.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për takimin e ngrohtë dhe bisedën e përzemërt e vëllazërore që zhvilluam së bashku gjatë vizitës sime në Maqedoni, më 9 nëntor 2011. Kam konstatuar me kënaqësi hapat e rëndësishëm që keni bërë në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, miratimin e akteve legjislative për përdorimin e gjuhës e të simboleve kombëtare, të cilat, së bashku me rrëzimin e proceseve të pabaza ndaj luftëtarëve të UÇK-së, përbëjnë arritje të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni dhe mbarë kombin”, thuhet në letrën e Berishës drejtuar Ahmetit një ditë më parë nga kryeministri Berisha.

Në letrën drejtuar Thaçi, Berisha vlerëson dialogun konstruktiv të partive shqiptareMaqedoni. “Siç ju thashë gjatë takimit tonë, jam shumë i lumtur që shqiptarët në Maqedoni dhe formacionet e tyre politike kanë dëshmuar, me dialogun konstruktiv e marrëveshjen parazgjedhore, vullnetin e palëkundur për konsolidimin e stabilitetit në vendin fqinjë, si dhe ecjen përpara me shpejtësi drejt projektit madhor të integrimit euroatlantik”, theksohet në letrën drejtuar Thaçit.

Berisha shton se Shqipëria është dhe mbetet përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe qeveria shqiptare tërësisht e angazhuar dhe po punon për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe për të eliminuar të gjitha barrierat në qarkullimin e lirë të qytetarëve, mallrave e shërbimeve ndërmjet të dyja vendeve, duke vendosur standarde të ngjashme me ato të BE-se, si interesi më i mirë i së ardhmes të të dyja vendeve tona dhe i projektit të përbashkët madhor të anëtarësimit në BE.

NOA/INA

KOMENTE