Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demi Moore “ngushëllohet” me Scott-Vincent Borba
English

Demi Moore “ngushëllohet” me Scott-Vincent Borba

SHBA, 3 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Sipas disa personave, ndarja me Ashton Kutcher, është një histori tashmë e lënë pas nga Demi Moore.

Me sa duket aktorja aktualisht nuk është se po e çan shumë kokën sepse tashmë ajo është e përfshirë në një lidhje sentimentale me manjatin bukurosh Scott-Vincent Borba.

Thuhet se të dy prej kohësh kanë pasur një miqësi të ngushtë.

Borba, që sapo ka mbushur 30-vjeç, zotëron një ndërmarrje gjigande të produkteve kozmetike për lëkurën dhe femrave dhe me sa bëhet e ditur ka qenë pikërisht ai që e ka ndihmuar aktoren për të kaluar ndarjen e dhimbshme nga 33 vjeçari Kutcher.

Kështu, me sa duket gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe Moore ka vendosur që atë mirësi të përftuar ta çojë në dashuri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Është shumë e lehtë për Scott-Vincent të mbajë sekret jetën e tij private – bëhet e ditur nga një person i brendshëm i RadarOnline – Është fotografuar me aq shumë persona të famshëm saqë të gjithë mund të ngatërrohen, por duhet të them se aktualisht në kokën e tij është vetëm Demi: Mund të jetë një lidhje tepër e rëndësishme ajo mes tyre”.

Në moshën 49-vjeçare Moore sërish ka zgjedhur një partner shumë më të vogël se sa ajo dhe me sa duket mësimi që mori nuk ka mjaftuar për ti ndryshuar mendjen.

r.b/NOA

KOMENTE