English

Milan-Tevez, City ul çmimin

Milano, 3 dhjetor NOA - Një hap i vogël, por i rëndësishëm i Milanit që po hap një tratativë reale për të sjellë Tevez në skuadër. Manchester City faktikisht i ka bërë të ditur agjentit të lojtarit argjentinas, Kia Joorabchian, që mund të jenë të kënaqur dhe me 3 milionë nga 4 të kërkuara për huazimin që mund të bëhet deri në fundin e qershorit. Në këtë mënyrë mund të themi se tratativa vazhdon të ecë përpara deh për tu theksuar është dhe dëshira e fortë e Tevez për tu veshur kuq e zi. Momentalisht mund të themi se i takon Milanit që të marrë një vendim dhe java e ardhshme mund të jetë shumë e rëndësishme në lidhje me mbarëvajtjen e kësaj tratative. Për tu sqaruar mbetet dhe çështja e pagës së lojtarit. r.b/NOA

KOMENTE