Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkon lidhje në Facebook, mbyll takim në hotel të Athinës dhe i del e shoqja
English

Kërkon lidhje në Facebook, mbyll takim në hotel të Athinës dhe i del e shoqja

Halkidha, Greqi, 4 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - E pabesueshme, por e vërtetë. Një burrë ka dashur të përjetojë aventura të reja erotike duke rrëmuar në femrat që kanë faqet e tyre në Facebook por ka rënë pikërisht në gjurmët e bashkëshortes.

Kjo ka ndodhur këtë prag fundjave në Halkidha, qytet turistik bregdetar në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Mësohet se 45 vjeçari për të arritur qëllimin e tij bleu një laptop, hapi profil të tijin në Facebook dhe nisi gjahun.

Ndërkohë, e shoqja 36 vjeçare po arrinte të kuptonte se diçka nuk po shkonte mirë mes tyre dhe nisi ta përgjojë. Ajo rriti dyshimet pikërisht duke parë sa i shoqi po merrej me Facebookun ndaj besonte se ai po tentonte ta tradhtonte.

Hap një llogari në Facebook me emër të rremë femre dhe foto jo të sajat dhe e fut në kurth të shoqin duke nisur bashkëbisedimin përmes rrjetit social.

Për pak ditë, njohja e tyre arriti kulmin aq sa burri la takim me të në një hotelAthinë dhe ajo pranoi.

kur u nis për në Athinë, burri nxori justifikime udhëtimi pune dhe e shoqja ia bëri të qartë se e mirëkuptonte.

Por në hotel ka ndodhur ajo që dihej më parë vetëm nga gruaja. Ajo ka ndalur te porta e hotelit dhe atje ka pritur derisa i shoqi të futej brenda dhe i ka dalë përpara.

r.b/NOA

KOMENTE
  • sinqeriteti22:32 - 05 Dhjetor 2011
    Po mire, vet.. qe nuk hyri ne hotel zonja..po pse si dergoj ndonje shoqen e vet..thjesht per ti ber shoqeri..apo ajo donte per vete dhe zguxoi te hynte ne hotel..po ajo te hynte ta provonte njeher edhe po ti vinte zor nga bashkeshorti kish te tjer qe e ndihmonin per raste te tilla duhen njerzit.
  • Viktor Prishtinë18:35 - 05 Dhjetor 2011
    Hahahha I gjori, S'i qiti gruaja pite.. deshti t'provoj burger... po çe do.. disa gra s'të japin t'hash n'shtëpi e as jasht shtëpie.. t'a zënë n'fyt... Eee kafshat që s'kapërdihet ...
  • Tani berat18:10 - 05 Dhjetor 2011
    me mir ta linte te hynte ne hotel e me pas ti shkonte si kamarjere ne dhom ahahahahahhahaha
  • Attdhe Krass17:49 - 05 Dhjetor 2011
    kurgjo so kjo i ka deshtu plani hahahahah
  • sinqeriteti17:04 - 05 Dhjetor 2011
    Po mire ky burri nuk e pyeti gruan e tij te ndershme cfare kerkonte tek dera e hotelit..se per burrin kuptohet cfare kerkonte..( ate qe gruaja sja plotesonte)..mendoj se jan te dy njesoj..dhe falenderoj ate qe ka publikuar kete lajm qe ta marin vesh te tjeret mos te shkojn viktim si ky rast..
  • Halili17:02 - 05 Dhjetor 2011
    ahahah nuk esht qe gruaja eka nji shqis mateper po edhe burri esht ma i zoti se e kabere gruan e ti per ta shiquar apo etrathton ajoo ahhaha edhe tek e fundit gruja vet u kon qyh ahha:P
  • Xhenilda Hoxha14:26 - 05 Dhjetor 2011
    oooooooo sa mire ia ka bere bravo i qoft nje ura per femrat meqense ra fjala :P:P:P :D
  • Mixalhs Sokol13:52 - 05 Dhjetor 2011
    hihihi
  • anita12:07 - 05 Dhjetor 2011
    bravo epo kot nuk thone qe femra ka nje shqise me teper
  • boys23:56 - 04 Dhjetor 2011
    hahaha ka ngecur me 2 kembet dhe ky,,po mir ti behet,,
  • Petro Nini11:45 - 04 Dhjetor 2011
    JA KA MAR DOREN PER SE VOGLI GRUAJA KETYRE PUNEVE ,, ! GJETI DHE XHOREN QE E NJIHTE ! E BERI TE NDERSHMEN !
  • korabi10:02 - 04 Dhjetor 2011
    Grua shum e zgjuar,e pabesueshme ajo qe ka bere. Nje femer qe nuk meriton ate lloj gomari per ta patur si bashkeshort.asaji uroj jet te lumtur.
  • Julia Riccio10:02 - 04 Dhjetor 2011
    Ja ka bere mire po qe ishja une do ja prisja fare hahaha
  • Stiliano Merkohitaj09:10 - 04 Dhjetor 2011
    ahahahaha..cja ka ber mir....dashka te nderroj shije burr i botes..