Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurbani i shqipes
English

Kurbani i shqipes

Nga Edlira Gjoni

Sikur autori që ka përdorur shqipen në librin “Kurban” të mos ishte Edi Rama? Është e mundur ta lexosh edhe kështu. Fjali të gjata, shqipe e pasur, e përdorur mirë, fjalë që e kanë privilegjin të shihen shpesh në qarkullim, mendime që e humbasin rëndësinë prej shkëlqimit të mënyrës se si i ka veshur gjuha këto mendime-dëshira. Prezantim korrekt i shqipes. Mbi të gjitha, studiuesit e saj, në nivele të mesme a të larta, kanë mundësinë të gjejnë fjali që kërkojnë përqendrim për t’iu bërë analizën morfologjike, sintaksore apo më interesantja, për t’i bërë zbërthimin e fjalive në pjesë të bashkë apo nënrenditura. Nuk është më e nevojshme të kërkojmë në botimet e Mit’hat Frashërit për të gjetur fjali me deri në 15 pjesë të nënrenditura; “Kurbani” të jep mundësinë të bësh shumë më tepër renditje fjalish sesa aq. Nuk është e lehtë të shmangësh librin e politikanit që i bënë kurban zyrën ku nuk po shkonte prej vitesh, në emër të ndonjë zyre të së ardhmes, për të cilën autori deklaron se ka shkruar librin. “Kurbani” i Edi Ramës të bie në dorë apo në vëmendje edhe sikur të përpiqesh ta shmangësh, dhe “meritën” për këtë e ka sa gjendja aktuale e sedentarizmit politik të autorit, që i lejon të merret me pasionin e tij të ri, aq edhe marrja me të e çdo televizioni, gazete, politikani, kronike apo botimi mbi ç’ka shkruar, ç’ka dashur të thotë apo si i ka pikturuar germat e historisë së tij Edi Rama. Artikujt shumë interesantë kanë bërë interpretime të shkëlqyera të librit, që lehtësojnë ngarkesën kundërshtuese që të jep leximi i librit. Në të duket se është shtypur një Edi Ramë që nuk i ngjan shumë pak politikanit kryeopozitar që zë hapësirë të konsiderueshme publike prej 2005-s. Mosrënia dakord me një pjesë të konsiderueshme të sipërmarrjeve dhe sjelljeve publike e politike të autorit, e bën edhe më të vështirë iniciativën për ta lexuar librin. Por, kërshëria të shtyn faqe pas faqeje në botimin që, në mënyrë shembullore e konstante, të jep idenë sikur je duke dëgjuar Edi Ramën duke folur në ekran. Mendimi nuk është më i thellë. As rrjedha e ngjarjeve nuk është e lidhur apo më e plotë se në ligjëratat publike. Edhe brenda të njëjtit kapitull ka probleme shumë serioze të vazhdimësisë së mendimit, fragmentizuar e lëshuar faqeve pa asnjë drejtim, njëlloj si uji i një lumi kur e gjen veten lëshuar në det. E nga kapitulli në kapitull, vazhdimësia bëhet thesar edhe më i rrallë. Autorin e rrëmben përshkrimi i personazheve apo ngjarjeve në jetën e vet. Fillon të bëjë interpretime në mes të fjalisë, kapitullit apo idesë shtrirë me gjerë se aq, dhe i tërë filli i historisë së nisur, humbet germave e fjalëve të mrekullueshme të shqipes. Por, në ka element për të cilin “Kurbani” nuk duhet bërë kurban i ndjesive ndaj autorit, është pikërisht shqipja e librit. As kandidatë, as pseudokandidatë, as familjarë apo fqinjë kandidatësh nuk kanë ditur ta kapërcejnë shqipen në lartësinë ku e ka vendosur stekën e përdorimit, pasurisë, plotësisë dhe thellësisë së saj autori me karrierë të bërë kurban. Nga ana politike libri mund të jetë një përpjekje qesharake që duhej shmangur, sepse numri i njerëzve që e jeton Tiranën dhe 11 vjetët e Edi Ramës pa syzet e tij, është shumë i madh. Ose mund të ishte ripunuar ideja, duke mëshuar më fort në arsyet, rrethanat dhe njerëzit që çuan në vetë titullin kuptimplotë të librit. Madje, guximi dhe mesazhi i librit fillon dhe mbaron në titull. Por, në mos nuk e përsoste dot më tej mesazhin, për arsye që lidhen me të ardhmen më tepër sesa me të shkuarën e tij, autori mund të kishte zgjedhur që të paktën të mos e zbehte atë mesazh në faqet e shumta ku duken reflektime të pamundura për të qenë të vërteta e të panevojshme për situatën politike ku ai vepron. Ama, përshkrimi i të gjitha të mësipërmeve, veçanërisht për lexuesit që shqipen e duan, e kanë në gjak, jetojnë shprehimisht vetëm mes saktësisë së saj, ndiejnë forcën që ajo di të fshehë me mjeshtëri e të godasë me po aq shkëlqim, ngelet i padisponueshëm për komente politike. Po ashtu, ngelet i padepërtueshëm edhe për komente që nuk kanë lidhje me shqipen si të tillë. Për çudirat tjetërsuese, dekoruese, manipuluese, shfajësuese apo tapet-shtruese që përdor me mjeshtëri autori si instrumente të autokritikës, si veprim i fundit për të shkuarën, e i pari për të ardhmen e tij, diskutimi është i hapur, madje edhe dinamik. Një analizë mediatike që vinte në pah kurimin deri në detaje për vendosjen e librit në një stendë dhe shtëpi botuese që ka sjellë në shqip edhe Obamën apo Klintonin, ishte e këndshme dhe e qartë në konstatimin e bërë. Por, një gërmim më poshtë në të njëjtën linjë konstatimi të bën të lexosh se shtimi i librave të shkruar nga politikanë që janë në momente delikate të karrierës së tyre (cilido qoftë kahu i lëvizjes, poshtë apo lart drejt pushtetit), ndodh për arsye të tilla, si: nevoja për të konfirmuar veten si specialist të një fushe apo njohës të një problemi që të tjetër nuk dinë ta shohin; si mënyrë promovimi për veten apo kauzën që mbrohet; si një mundësi që të zgjeron njohuritë apo t’i nxjerr në pah ato (gjë që angazhimi i përditshëm politik ta mohon); si një mënyrë për të treguar anën personale të historisë që e shkruar vjen edhe me reflektime që ligjërimi politik nuk t’i mundëson; por edhe si një mënyrë për të bërë parà (jo domosdoshmërisht nga shitja, por nga imazhi që me librin, shtrenjtohet shumëfish). Cila nga arsyet e mësipërme e ka shtyrë Edi Ramën të shkruajë Kurbanin? Është në shpjegim e sipër nga ai vetë dhe nga kritikuesit apo mbështetësit e tij. Cilado të ketë qenë arsyeja, në mos askush, duke nisur nga ai vetë, nuk do t’ia dijë për formën, shqipja di aty, më mirë se shumëkund tjetër, të të thotë: “Kjo jam unë”. Gjithçka tjetër, pikërisht prej saj, në libër vrapon si hije e inferiore.

"Panorama"

KOMENTE
  • Daniela didio Didio13:41 - 04 Dhjetor 2011
    jam kurioz ta lexoj kete liber por besoj se do te jete nje krye veper,un jetoj ne itali dhe nuk ja kam shume idene politikes shqiptare apo internacionale,por mendoj se shqiperia jone ka nevoje per nje ndryshim te madh politik jo si sala qe kudo qe shkon e tallin te gjith si pershembull berlusconi qe i kerkonte gra te bukura etj e etj raste prandaj doja te thoshja perseri qe shqiperia ka nevoj per nje politikan me zemer shqiptari me shpirt shqiptari dhe ti mbroje shqiptaret kudo qe ndodhen ata si ne kosove shqiperi maqedoni e tere boten prandaj vllezer patriot hapni syte dhe veshet dhe te jemi te mbledhur si nje grusht i fort nje zemer nje shpirt nje komb nje gjuhe nje rrace nje zakon,dhe rrofte dhe rrofshin shqiptaret kudo qe jane lavdi popullit tim dhe gjakut tim....