Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vit në fund të oqeanit...aparati fotografik punon sërish
English

Një vit në fund të oqeanit...aparati fotografik punon sërish

E dielë, 4 dhjetor 2011, NOA - Markus Thompson e humbi aparatin e tij fotografik, ndërsa po drejtonte një motorr uji në Kolumbi. Ai mendoi se i humbi një herë e përgjithmonë fotot e tij të pushimeve të jashtëzakonshme.

“Provova të shkruaja në Facebook, por nuk mora asnjë përgjigje”, thotë ai.

Nga aparati që kushtonte të paktën 500 dollarë, që prej gushtit 2010 nuk pati asnjë lajm. Por, pak ditë më parë dikush e sinjalizoi se një zonjë kishte futur në Google +, afro 50 foto, të cilat korrespondonin me fytyrën e tij.

Madje në albumin e rrjetin social shkruhej: “50 foto të pushimeve të një familje. Nëse dikush nje një zjarrfikës, i cili ka kaluar pushimet në Paqësor dhe që ka një vajzë dyvjeçare dhe një grua të bkur, e të cilit kanë humbur aparatin, ju lutem të më kontaktojnë”.

Kaluan shumë muaj dhe më në fund mbërriti edhe email, i cili sinjalizonte se njihte shumë mirë njeriun në fotot që kishin bërë xhiron e botës, e që tani ndihej i lumtur që kishte gjetur aparatin.\

a.q/NOA

KOMENTE