Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç: Serbët e Kosovës të zbatojnë marrëveshjen për kufijtë
English

Tadiç: Serbët e Kosovës të zbatojnë marrëveshjen për kufijtë

Berlin, 4 dhjetor NOA - Presidenti serb, Boris Tadiç u ka bërë thirrje serbëve të pjesës veriore të Kosovës që t’i largojnë barrikadat, një veprim që mund ta ndihmojë Serbinë në largimin e një pengese kryesore për marrjen e status kandidatit me 9 dhjetor, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Tadiçi gjithashtu ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për kontrollet kufitare. Ai tha se zgjidhja e arritur në Bruksel, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, nuk ishte idealja, por se ai e mbështetë plotësisht marrëveshjen për kufijtë.

“Ne kemi arritur atë që është e mundshme për momentin”, ka thënë Tadiç para gazetarëve në Berlin. Bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit konsiderohet si kusht për fillimin e procesit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian

Tadiç tha se marrëveshja e kufijve është e limituar në shtrirje, pasi nuk përfshinë njohjen e simboleve të shtetit të Kosovës. “Kjo zgjidhje nuk përmban simbolet e shtetësisë së të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Nuk ka asnjë simbol shtetëror e nuk do të ketë as zyrtarë doganorë të Kosovës që do t’i kryejnë detyrat e veta. Ata nuk do të jenë vëzhgues”, ka thënë Tadiç.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE