Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Rusi, hakerët bllokojnë faqet e internetit
English

Zgjedhjet në Rusi, hakerët bllokojnë faqet e internetit

Moskë, 4 dhjetor 2011, NOA – Hakerat rusë dyshohet se kanë mbyllur disa faqe private ruse të internetit, që siguronin informacione të pavarura mbi zgjedhjet parlamentare, që po zhvillohet në Rusi.

Kjo ka sjellë që lajmet mbi ecurinë e zgjedhjeve të sotme të publikohen vetëm përmes mediave të kontrolluara nga qeveria, bën me dije REL.

Kështu është bllokuar që në orët e para të mëngjesit faqja e internetit, Golos.ru, që është edhe grupi i fundit i pavarur rus i monitorimit të zgjedhjeve, dhe që pjesërisht financohet nga Komisioni Evropian.

Sikundër mësohet hakerat kanë mësyrë edhe faqet e radio stacionit, Eko Moskvi, të gazetës “The Moscow Times”, revistës javore “Bolshoi Gorod”, si dhe agjencitë e lajmeve Sloun.ru dhe Publicpost.ru.

NOA

KOMENTE