English

Anelka ikën nga Chelsa dhe futet në planet e Marsejës

Francë, 5 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Salomon Kalou i njohur si Anelka, po përgatitet të përshëndesë skuadrën anglezeChelsea dhe tani pas kësaj lamtumire, për të duhet thënë se janë të shumta klubet që kanë shfaqur interes.

Prej kohësh është folur për një interesim të fortë nga ana e Liverpulit në drejtim të lojtarit, por orët e fundit një tjetër ekip ka bërë hapa para për këtë marrëveshje.

Një transferim tek Olimpik i Marsejës në Francë mund të jetë shumë i mundshëm dhe i dëshiruar nga vetë ana e Anelka, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Pikërisht në lidhje me këtë fakt është ekipi i Olimpikut të Marsejës që është i gatshëm të marrë lojtarin në klubin e saj.

Drejtuesit e skuadrës franceze kanë nisur bisedimet me anglezët dhe qëllimi është vetëm një, që të sjellin Anelka që në merkaton e janarit në ekipin marsejez.

r.b/NOA

KOMENTE