Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Errësohet rezultati i zgjedhjeve në Rusi, shumë akuza për manipulime
English

Errësohet rezultati i zgjedhjeve në Rusi, shumë akuza për manipulime

Zgjedhjet parlamentare në Rusi janë vënë në shënjestër të kritikave të ashpra të vëzhguesve vendorë për shkak të shumë shkeljeve. Politikanët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë ruse për më shumë reforma

Nga Nikita Jovker dhe Roman Goncharenko

Zgjedhjet parlamentare në Rusi konfirmuan atë që pritej. "Rusia e bashkuar" doli partia më e fortë e Dumës. Megjithatë kjo parti nuk arriti të kalojë 50% e votave, siç e priste. Presidenti rus dhe kandidati kryesor i partisë së Kremlinit,

Dmitri Medvedev tha se rezultati zgjedhor pasqyron më së miri, raportet mes forcave politike në Rusi. Por pikërisht në këtë pikë janë shfaqur dyshime në Rusi. Vëzhgues të pavarur zgjedhorë bëjnë fjalë për zgjedhjet "më të pista" të dhjetëvjeçarit të fundit. Drejtuesja e organizatës "Golos" (Zëri), Liliana Shibanova është ankuar për trysninë e madhe të autoriteteve ruse”

Manipulim pa dëshmitarë?

Vëzhguesit zgjedhorë kanë regjistruar shkelje si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Vëzhguesja Shibanova konsideron si shkelje të rëndë largimin e vëzhguesve nga qendrat e votimit. "Pas mbylljes së qendrave në orën 20:00 kemi marrë njoftime të shumta për largimin e vëzhguesve, si nga aktivistët e "Golos" ashtu edhe nga partitë", pohon ajo.

Nga ana tjetër u vu re edhe fenomeni i votimit të shumëfishtë. Vëzhguesit treguan në Moskë një video nga qyteti Jekaterinenburg, ku i njëjti autobuz me të njëjtët votues shëtit nga një qendër votimi në tjetrën. Nga e gjithë Rusia erdhën njoftime të tilla, njoftojnë vëzhguesit.

"Më shumë konkurrencë idesh në Dumë!"

Gjermani politikanët reaguan të habitur pas rezultateve të KQZ-së. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë, Andreas Schockenhoff është njoftuar nga Moska për presion në kuadër të fushatës zgjedhore, dhe pengim të punës së vëzhguesve. Ai është shumë i habitur me rezultatin e partisë "Rusia e bashkuar". " Pra që Jedinaja Rossija "Rusia e bashkuar" merr më pak se 50% të votave, tregon që Rusia është bërë më e larmishme, se ka alternativa demokratike. Shpresoj që në Dumën tjetër të ketë një konkurrencë të vërtetë idesh."

Politikani tjetër gjerman, Ralf Mützenich (SPD) vëren se shoqëritë nuk duhet të manipulohen rregullisht. Në rezultatin më të dobët se sa pritej për "Rusinë e bashkuar", ai sheh një dëshmi se "ka pakënaqësi me udhëheqjen e deritanishme."

Për Putinin bëhet më e vështirë

Por çfarë pasojash kanë rezultatet e këtyre zgjedhjeve për kryetarin e qeverisë ruse, Vladimir Putin, i cili më 4. Mars 2012 kandidon për postin e presidentit, si kandidat i "Rusisë së bashkuar"? Rizgjedhja e tij konsiderohet e sigurt, por goditja në këto zgjedhje e vendos edhe Putinin nën presion, mendon politikani gjerman, Wolfgang Gehrcke nga e Majta gjermane. "Ai duhet të përballet me pyetje kritike dhe duhet të bëjë ndryshime."

Edhe Gjermania duhet të kërkojë nga Rusia më shumë reforma në të ardhmen, kërkon politikanja liberale, Marina Schuster. Është e rëndësishme t'i kushtojmë vëmendje deficiteve dhe ta masim Rusinë në premtimet për reforma, kërkon ajo. Modernizimi i Rusisë duhet të jetë "në radhë të parë një axhendë që vjen nga brenda" kërkojnë politikanët gjermanë. /DW/

KOMENTE