English

Korrierët e mallit të veçantë, drogë me vlerë 1 milionë e gjysëm euro

Perugia, 5 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një sasi droge pre 165 kilogramë e nisur drejt Italisë u sekuestrua në Perugia dhe si zotërues të tyre u arrestuan dy vetë, një shqiptar dhe një italian.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në pranga përfundoi shqiptari Jovan Memaj, 27 vjeç banues në Azisi, i rregullt me leje qëndrimi dhe Alessio Rosellini, 32 vjeç nga Pistoia.

Operacioni i policisë italiane i koduar “Korrieri” kishte disa kohë që vëzhgonte shqiptarin, pasi dyshonte se i riu ishte dorëzanë e lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria, ky i fundit i kishte çuar në një garazh në Bastia Umbra.

Aty Memaj mbërriti me makinë së bashku me një transportues pistojez i cili prej kohësh vepronte si korrier me fugonin e tij, vetëm se malli ishte paksa i veçantë.

Nga ky operacion policia sekuestroi 28 kilogramë marijuanë dhe pas kësaj dy të rinjtë përfunduan në polici ku kaluan në sitë të imtësishme për të zbuluar të dhëna të tjera.

Rezultoi se dy të rinjtë frekuentonin dhe mbulonin zonat e Romagna dhe Venetos dhe gjatë kontrollit në këto zona policët zbuluan një kapanon me 137 kilogramë të tjerë marijuanë e njëjtë me paketim si ajo që iu gjet dy të rinjve.

Në total sipas ekspertëve droga shkon në 165 kilogramë marijuanë dhe me vlerën e tregut kap shifrën e 1 milionë gjysmë euro, ndërsa hetimet po vijojnë për të kapur bashkëpunëtorë të tjerë.

a.y/NOA

KOMENTE