English

Nokia X2-02, një celular ekonomik dhe muzikor me dy karta sim

Finlandë, 5 dhjetor NOA - Nokia X2-02 është celulari i ri me dy karta sim që është prezantuar nga kompania finlandeze. Është një celular ekonomik dhe mund të blihet për një çmim prej rreth 60 eurosh me variante të ndryshme për sa i përket ngjyrave. Funksionaliteti i tij Easy Swap Dual SIM lejon që të përdoren dy operatorë të ndryshëm. Kapaciteti muzikor i Nokia X2-02 krahas suportit të Mp3 përfshin dhe radion FM, tastet muzikore të integruar, regjistratorin Play nga Radio dje një bokser të rëndësishëm të pasim. Telefoni mund të zgjerojë memorien e tij nëpërmjet skedës SD deri në 32 GB. Ky prodhim i Nokias mund të navigojë dhe në Facebook dhe Twitter, ka përmasa 113 x 50 x 15 mm, peshon 93 gram dhe përfshin një ekran 2.2 polësh me rezolucion 240×320 piksel dhe kamera 2 megapiksel. r.b/NOA

KOMENTE
  • Grisilda Ermal11:39 - 05 Dhjetor 2011
    ka ardhur ne Shqiperi ,ku mund ta gjejme ??