Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angelina Jolie, s'po resht zhurma se ka vjedhur idenë e filmit që del s'afërmi
English

Angelina Jolie, s'po resht zhurma se ka vjedhur idenë e filmit që del s'afërmi

Kaliforni, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Probleme ligjore në horizont për Angelina Jolie. Aktorja është akuzuar nga një gazetare dhe shkrimtare për vjedhjen e idesë së filmit të saj “In the Land of Blood and Honey”, që është shkruar dhe drejtuar nga ylli i kinemasë hollivudiane dhe do të dalë në sallat e kinemasë amerikane më 23 dhjetor.

Filmi rrëfen historinë e dashurisë mes një ushtari serb dhe një gruaje myslimane dhe të ndarjes së tyre si pasojë e shpërthimit të luftës me Bosnjën në vitin 1992.

Sipas gazetares James J. Braddock, Jolie ka përdorur një artikull të saj të shkruar në vitin 2007 për të ngritur skenografinë e këtij filmi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Tepër e vështirë është që në këtë rast të dallohet inspirimi nga plagjiatura.

Fakti qëndron se për Angleina Jolie ishte një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës së saj dhe diçka e tillë mund të konsiderohet si “shqetësuese” për të sado e vogël të rezultojë.

r.b/NOA

Shihni sekuenca nga filmi:

KOMENTE