Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EBay braktis shitjet online, hapet dyqani i parë në Londër
English

EBay "braktis" shitjet online, hapet dyqani i parë në Londër

Londër, 6 Dhjetor 2011 NOA/R.Bulku - Nga një ankand virtual tashmë është shndërruar në një dyqan të vërtetë, por pa kasa.

EBay në këtë mënyrë ka thyer barrierat dhe ka dalë nga shitblerjet virtuale duke hapur në Londër, butikun e parë temporal, në funksion duke nisur që nga dita e sotme.

Dyqani i ri do t'u mundësojë miliona klientëve që të shohin dhe të prekin realisht objektet e pafundme që nxirren në sitin më të famshëm në mbarë botën dhe t'i blejnë ato duke përdorur smartphone.

Të gjithë 350 produktet bestseller e sitit janë prezent në dyqanin e Soho, shumë pranë tregun të shopping-ut Oxford Street, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ato janë të pajisur me një kod special, i cili mund të njihet vetëm nëpërmjet smartphonë-ve.

r.b/NOA

KOMENTE