Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasësi i arratisur në ‘97, kapet në Itali
English

Vrasësi i arratisur në ‘97, kapet në Itali

Kozenca, 6 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i identifikuar si Shefqet Rinxhi, 53 vjeç u arrestua nga policia e Kozencës në Itali, sepse rezultonte i arratisur prej 14 vitesh.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al. Rinxhi ka për të vuajtur një dënim prej 15 vitesh burg për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në qytetin e Durrësit në vitin 1994.

Mësohet se burri u paraqit në Kuesturën e Kozencës për të kërkuar leje qëndrimi në shtetin fqinj, por policët e zyrës së emigracionit zbuluan identitetin e tij të vërtetë dhe e arrestuan.

Rinxhi kishte dalë nga burgu në kohën e trazirave, në mars të vitit 1997 dhe nga ajo kohë kishte emigruar drejt Italisë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • sajmo14:37 - 06 Dhjetor 2011
    Ketij personi i eshte parashkruar denimi dhe eshte lajm i rem pasi nuk mund te kryej asnje dite burgim per shkak te fatit te parashkrimit te denimit