English

E pabesueshme, a është kjo një anije alienësh që fshihet pas Mërkurit?‏

SHBA, 7 Dhjetor 2011, NOA/Rid Bulku - Astronautët kanë kapur një pamje të pabesueshme gjatë studimit të hapësirës dhe planetëve të sistemit tonë diellorë. Një objekt i paidentifikuar, i një madhësie të jashtëzakonshme, duket në një pjesë të planetit Mërkur.

Shkencëtarët hapsinorë dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një anije kozmike alienësh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al Foto janë bërë nga një teleskop i NASA-s dhe askush prej shkencëtarëve nuk ka një përgjigje të sakte mbi objekti që duket sikur “rri i fshehur” apo është “parkuar” në krah të planetit Mërkur.

Pamjet e marra nga teleskopi i fuqishëm “Heliospheric Imager-1” po bëjnë xhiron e botës.

Një prej studiuesve thotë se ajo që i bënë të mendojë se është një anije kozmike lidhet me faktin se objekti është cilindrik.

Për studiuesit e UFO-ve kjo quhet edhe një “Anije Mëmë” e cila mund të mbajë në brendësi të saj mjaft prej objekteve me formë disku, për praninë e të cilëve ka mijëra dëshmi në Tokë.

Por inxhinieri i laboratorit të fotove në SHBA, Nathan Rich ka një version tjetër. Ai mendon se pamja është marrë gjatë një shpërthimi diellor dhe mund të bëhet fjalë për një reflektim që rrezeve të diellit.

Sipas, tij efekti mund të ketë ardhur në kamerën e aparatit edhe për shkak të distancës së largët në të cilin ndodhen planeti. Gjithsesi, dyshimet janë të forta.

r.b/NOA

KOMENTE