Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Shqipëria angazhim të plotë drejt BE
English

Haxhinasto: Shqipëria angazhim të plotë drejt BE

Vilinus, 7 dhjetor 2011, NOA- Në minisiterialin e OSBE-së në Lituani, zv.Kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, foli për rolin e Shqipërisë në OSBE.

Gjatë qëndrimit të tij, ai takoi sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe homologë të tij europianë.

“Shqipëria ka treguar se mund të marrë rolin udhëheqës për të punuar për paqen dhe sigurinë në një rajon historikisht të vështirë si Ballkani Perëndimor”, tha Haxhinasto.

Ndërkaq duke u ndalur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Haxhinasto theksoi se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është një hap pozitiv dhe duhet një zbatim korrekt i saj.

Ndërsa gjatë takimit me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, u diskutua për situatën në rajon dhe Ballkan si dhe për rolin e Shqipërisë në OSBE.

Ndërkaq më tej kryediplomati shqiptar takoi edhe homologun francez Jean Leoneti, të cilit i shprehu angazhimin e plotë të Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian duke kërkuar edhe mbështetjen e Francës në këtë drejtim.

Dy takime të tjera Haxhinasto i zhvilloi me homologun danez Villy Sovnda dhe të Bullgar, Nikolaj Mladenov.

Duke qenë se Danimarka do të marrë Presidencën e radhës të BE-së, ai e informoi ministrin Sovndal për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e integrimit ku kërkoi mbështetjen e Danimarkës në këtë pikë.

Sipas tij, është e një rëndësie të veçantë që Presidenca daneze e Bashkimit Europian të japë mbështetje të fortë në këtë drejtim.

a.y/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi15:55 - 07 Dhjetor 2011
    Z.Haxhinasto kot qe kerkon mbeshtetje nga Danimarka o nga kushdo,ne qofte se 12 prioritetet nuk i mbeshtet kasta politike e Tiranes me fakte praktike,konkrete, jo me teorira te bukura o te sheqerosura,pa lene shteg per kritike.