Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jep dorëheqje shefi i aviacionit
English

Jep dorëheqje shefi i aviacionit

SHBA, 7 dhjetor 2011, NOA -Zyrtari më i lartë amerikan për sigurinë e aviacionit ka dhënë dorëheqje pas arrestimit të tij me akuzën se ka vozitur në gjendje të dehur.

Departamenti i Transportit ka thënë në një deklaratë të martën se shei i Administratës Federale të Aviacionit (AFA), Randi Babbit, 65 vjeçar, kishte dhënë dorëheqje.

Ai kishte shërbyer në këtë punë që nga viti 2009. Babbitt u arrestua në Virxhinia, pranë Uashingtonit, pasi policia tha se kanë vërejtuar makinën e tij në anën e gabuar të rrugës.

Ai pritet të përballet me një seancë gjyqësore në shkurt.

një deklaratë, Babbit tha se ishte i vendosur që të mos "lejë asgjë të mbetet në hije" rreth Administratës Federale të Aviacionit, por nuk përmendi arrestimin e tij.

Kjo administraë është përgjegjëse për rregullimin e industrisë së aviacionit amerikan.

Babbit, para se të bëhet shef i AFA-së, ishte një pilot veteran i cili fluturoi për Eastern Airlines, për 25 vite. NOA/RFE

KOMENTE