English

Lokalizohet planeti i ngjashëm me Tokën

SHBA, 7 dhjetor NOA - Një planet shumë i ngjashëm me Tokën, ekziston dhe quhet Kepler-22b: diçka të tillë e ka bërë të ditur NASA, organizatë e cila e ka lokalizuar atë në një largësi nga Toka prej 600 vite dritë. Ai gjendet në një distancë nga dielli shumë të ngjashme me atë tonën, madje deri në atë pikë sa mund të themi që mund të ketë ujë të lëngshëm, rreze diellore 2 herë e gjysmë më të mëdha dhe një vit që përbëhet nga 290 ditë. Këto janë karakteristika të cilat e bëjnë planetin e ri kandidatin numër një për të pasur jetesë. “Ky është një nga mijëra planetët në të cilin mund të hasim binjakun e planetit tonë Tokë”, - ka komentuar Douglas Hudgins, që është një përgjegjës i NASA. r.b/NOA

KOMENTE
  • Miicky Miinniie01:35 - 07 Dhjetor 2011
    Haajder per haajrr !!!:P