Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë
English

Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë

Marsejë, 7 Dhjetor 2011 NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë. Kjo konsideratë vjen nga nënkryetari i Partive Popullore Evropiane (PPE), z. Joseph Doul i cili e tha në një fjalim që mbajti para disa minutash në kongresin e PPE menjëherë mbasi mbajti fjalën kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

”Z. Berisha. Ju falënderoj për të gjithë punën që keni bërë për të ndaluar gjakderdhjen”, - ka deklaruar z.Doul, mesa duket referuar ngjarjes së 21 janarit ku në një demonstratë të opozitës që precipitoi në dhunë, mbetën të vdekur katër vetë dhe u plagosën mëse 120 të tjerë, përfshirë civilë dhe forca policore.

“Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë”, - ka deklaruar z.Doul, citon agjencia e lajmeve NOA.al. Kurse ka shtuar: “Bashkë me Martin Shulc ne kemi arritur bashke me ty dhe në sajë tënd të ruajmë shumë jete njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut”.

Në përfundim të kësaj fjale, z.Doul, njëkohësisht kryetari i grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Europian është drejtuar edhe një herë nga kryeministri shqiptar: “Meqenëse keni dhënë këtë kontribut për vendin tuaj, ju e meritoni këtë duartrokitje zoti Berisha”.

Kryeministri ynë ndodhet në Francë ku po merr pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili po zhvillohet në Marsejë.

Kongresi XX i PPE-së po diskuton sot dhe do të vazhdojë edhe nesër, mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Kryeministri iu drejtua sonte, pak para se të fliste z.Doul, Kongresit me një fjalë në ditën e parë të punimeve të tij.

Në fjalimin e tij në gjuhën angleze, Berisha ka fajësuar opozitën për ngadalësinë e disa prej reformave të kërkuara si kusht për integrimin në BE.

“Opozita pas humbjes së zgjedhjeve lokale me një diferencë të madhe, pranoi saktësisht atë që unë kisha ofruar për dy vjet rresht. Por, në 2 vjet shteti u bllokua se ata nuk pranonin të votonin në Parlament ligjet që na kërkonte Europa. Por, në sajë të zgjedhjes së shqiptarëve jeta është bërë normale”, u tha kryeministri Berisha përfaqësuesve të PPE.

Më tej, kreu i qeverisë ka kritikuar rivalin e tij politik, Rama se për t’i shpëtuar largimit përfundimtar nga PS në zgjedhje, përdori statutin. “Në zgjedhjet vendore të 2009-ës, socialistët humbën. Lideri i PS nuk pranoi të njihte rezultatin dhe ndryshoi statusin në kongresi e PS për të mos dhënë dorëheqjen. Por, tani kemi vendosur dialogun mes palëve për të vazhduar për projektin tonë final, integrimi në Bashkimin Europian”, deklaroi Berisha.

Gjithashtu, Partitë Popullore Evropiane dhe Grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian, do të zhvillojnë një Seminar të përbashkët me temë;“Bashkimin Evropian dhe zgjimi demokratik në Mesdhe: Mbështetja e pranverës arabe, duke shtuar ndihmën për demokracitë e reja”.

Kryeministri Berisha, gjatë ditës se dytë të Kongresit, do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Rexhep Hajrizi21:46 - 07 Dhjetor 2011
    Nuk e di se deri kur do të ngopeni me akuza e kundër akuza, jeni bër hora e dheut, nuk ia veni gishtin kokës njëher e të mendoni se ku ju qon e tër kjo grindje me dekada, siq thot populli "hyp njeri,e zhdryp tjetri" e kurrsesi nuk merreni veshë, e ne populli po i vuajmë pasojat. Lerini më grindjet!
  • PEQESU20:51 - 07 Dhjetor 2011
    ndjeje keqardhje per politikbersit e PPE-se por realitetin ne SHqiperi ky zoteri nuk e njifka fare.Historia 20 vjecare e qeverisjes ne ket vend ka treguar se regjimi i berishes ka qene ndoshta me i egri ku Injoranti Berisha vrau pa paralajmerim shume shqipetar duka filluar qe nga viti fatekeq i 97-se e deri tek ngjarja e fundit me 21 janar ku vrau ne mes te qytetit njerez te pafajshem .Nuk ka shqipetar ane e mbane botes qe nuk i pau vrasesit i regjimit te fundit berishian.nje pjes e mire e shqipetareve e meritojn kete regjim por me vjen keq per njerzit e ndergjegjshem qe nuk meritojne kete qelbesire sa koh qe ky te jet ne krye te kupoles.Keqardhje shoku berisha,keqardhje dhe per ato fatkeq qe te ndjekin pas keqardhje dhe pershume analfabet qe sot kan bllokuar dyert e administrates sy pa lare Qofsh i mallkuar per jet