English

Telefonon 150 herë policinë, jep adresën e fqinjëve për hakmarrje

Nju Jork, 7 dhjetor NOA - Jesus Leon Jr., një person me origjinë nga Nju Jorku, ka gjetur një mënyrë tepër të veçantë dhe të habitshme për të marrë hak nga “sherret” me fqinjët, por ka përfunduar në pranga. Për rreth 2 vite ai ka marrë 150 herë numrin e emergjencës së 911 duke dhënë adresën e fqinjëve të tij. Në çdo rast Leon sajonte motive të ndryshme për të kontaktuar emergjencën, mes të cilave zjarre apo të shtëna armësh. Shumë shpesh ai ka formuar numrin në orët e vona të mbrëmjes, madje dhe në mesnatë. Kohët e fundit është bërë e ditur se ai ka marrë dhe dy herë në ditë. Fqinji i pafat, Mamadou Sy, ësht6ë shprehur shumë i lehtësuar si rrjedhojë e arrestimit të Leon, duke theksuar se askush nuk e meriton trajtimin e rezervuar nga 30-vjeçari. Policia e Nju Jorkut ka ngritur shumë akuza drejt personit në fjalë mes të cilave sinjalizime të rreme rreziku. E ëma e Leon ka bërë të ditur se i biri i saj ka probleme shëndetësore dhe është shqetësuar veçanërisht nga zhurmat që vijnë nga muret e shtëpisë së familjes Sy. Edhe pse ndihen të lehtësuar nga fakti që Leon është arrestuar sërish fqinjët janë duke marrë në konsideratë mundësinë për tu transferuar. r.b/NOA

KOMENTE