Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini: Është e tmerrshme, si Edi Rama punon kundër Shqipërisë
English

Fratini: Është e tmerrshme, si Edi Rama punon kundër Shqipërisë

Marsejë, 8 dhjetor 2011, NOA/Irma Toptani - Është e tmerrshme, e tmerrshme. Berisha ka një kundërshtar si Rama që gjithmonë punon kundër Shqipërisë. Deklarata e fortë është bërë sot, nga ish-Ministri i Jashtëm Italian Franco Frattini, në kuadër të punimeve të Partive Popullore Evropiane në Francë, ku prej dy ditësh është i pranishëm edhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Frattini gjatë takimit me kryeministrin dhe anëtarë të tjerë të delegacionit italian të PDL (Popolo della Liberta) në PPE është shprehur:

“Është e tmerrshme, e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Edi Rama që gjithmonë punon jo vetëm kundër kryeministrit, por fatkeqësisht edhe kundër Shqipërisë”.

Më herët, ish-Ministri i Jashtëm Italian, Franco Frattini komentoi situatën në vendin tonë, duke thënë se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në realizimin e reformave dhe në zbatimin e atyre reformave që ka premtuar të realizojë. Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në komentin e tij për vendin tonë Frattini thotë se, e rëndësishme këtej e tutje është vazhdimi i zbatimit të planit të reformave.

Kurse shtoi: “Mendoj se Shqipëria meriton besimin e Bashkimit Europian. Edhe më herët kam theksuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë bashkëpunimi politik mes grupeve kryesore politike, të cilat ndihmojnë që të funksionojë dhe parlamenti dhe kjo është gjëja e duhur që do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin europian”. Në vijim ai u bën thirrje forcave politike që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën pasi sipas tij, bashkëpunimi do t’u sjellë edhe suksesin e integrimit dhe duhet të kihet parasysh se integrimi është në interesin e të gjitha palëve. Ndër të tjera Frattini, jep edhe mbështetjen e vendit të tij në rrugën e integrimit duke thënë se, “Italia është një mbështetëse e plotë e integrimit të Shqipërisë, ne po presim raportin përfundimtar por Shqipëria e meriton që të jetë sa më shpejt një anëtare e BE me të drejta të plota”.

a.y/NOA Lexoni gjithashtu:

Berisha në PPE: Rama dështoi, shpëtoi veten me statut

Rama: Ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit

Integrimi në BE dhe bashkëpunimi pozitë-opozitë, dërgata e Brukselit në Tiranë

Dritëhijet e demokracisë shqiptare, sot, 21 vjet nga Lëvizja e Dhjetorit ’90

Rama nga Berati: Berisha nuk përdor mjete normale për të mbajtur pushtetin

Shpërthen kryetari i PPE: Edi Rama ndoshta është pak i sëmurë mendor

Rama kritikon kreun e OSBE: Jo bojkoti, por vjedhja e zgjedhjeve i kushtoi vendit 2 vjet

Presidenti “kërcënon” gazetarin: Po i hiqni vetes të drejtën për intervistë tjetër

I treti i vërteti? Pse Leka Zogu II ka më shumë shanse të bëhet Mbret i Shqiptarëve

Kriza, Italia do ndërpresë kuotat zyrtare të emigracionit për Shqipërinë

KOMENTE
  • Gogo14:12 - 08 Dhjetor 2011
    Si Fratini,edhe Daul,jane vite-drite larg njohjes qe kane per Shqiperine dhe per Saliun e vertete.Ata ose jane driteshkurter dhe eshte gjynah qe merren me politiken nderkombetare te Evropes,ose jane te paguar e te shperblyer nga Berisha me shuma te majme dhe me pasurite e ketij vendi. Shqiptaret e dine mire se kush eshte Sali Shpellari dhe cfare perfaqeson ai:eshte personazhi me grotesk,me dallkauk,me genjeshtar,me mashtrues dhe me i rrezikshem,nga te gjithe personazhet,qe kane qene ndonjehere ne krye te shtetit shqiptar.I u shofte fara te gjithe Fratineve,Daul(l)eve dhe soj e sorollopit te tyre,se bashku me te adhuruarin e tyre Sali Shpellar Vucidolin!