English

Pasqyra e shtypit, 8 dhjetor 2011

Tiranë, 8 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 8 dhjetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Kreu i KLSH. Zbardhen negociatat

në grupin e PD për votimin e Leskajt”. Argumente të tjerë: “Basha: Nuk kandidoj për

asnjë post në PD edhe po ma kërkoi Berisha”; “Kompensimi i energjisë: Invalidët padi në Prokurori, 10 mijë abuzues në lista”; “Akuzat e Dajtit: Më zhdukën përgjimet

telefonike, në gjyq më bënë injeksione”; “Byroistët në ’90: Studentët huliganë, kot që rrojmë nëse s’përballojmë partinë e Azemit”; “Shitjet e shtëpive tani te noteri, ja procedura e re”; “Analizë nga Artan Fuga: Gratë që na sundojnë”; “Koment nga Roland Lami: Pamundësia e një koalicioni parazgjedhor PS – LSI”; “Josef Daul: Kreu i Partive Popullore: Edi Rama, ndoshta është pak i sëmurë”; “Koment nga Gentian Elezi: Mbledhje e re, probleme të vjetra”.

Gazeta “Shqip” hapet me argumentin kryesor: “Berisha, pro sulmit mbi Iran. Ne do ta mbështetim një veprim të tillë siç kemi mbështetur operacionet në Libi”. Tituj të tjerë: “Rama-Wollfarth, replika për bojkotin për 21 janarin”; “21 janari, akuza: Ndërhyrjet u bënë në mesnatë. Letërkëmbim qeveri-prokurori për serverin e kryeministrisë”; “Dritan Dajti: Më zhdukën tabulatet telefonike”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Për Hipotekën. Ndryshon skema e shitjes së shtëpive”. Argumente të tjerë: “E vërteta e lidhjes së Enver Hoxhës me princeshën Maxhide, motrën e Ahmet Zogut. Intervistë me Skënder Zogun, dëshmitari i fundit i familjes mbretërore”; “Denoncimi, skandali, dhjetë mijë persona financohen si të verbër”; “Jozefina Topalli në Hungari: Statuja e Skënderbeut do të vendoset në Budapest”; “Mocioni, mosbesim për opozitën, nga Armand Shkullaku”; “Dhjetor ’90, mision i pambaruar, nga Mimoza Koçiu’.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me argumentin kryesor: “Kryetari i PPE. Jozef Doull: Edi Rama, një i sëmurë mendor”. Tituj të tjerë: “Berisha në Marsejë: Rama, dy humbje, asnjë dorëheqje”; “Për herë të parë. Tjetër risi në Tiranë, shtëpiza për blerjet festive”; “Tiranë. E mitura, punëtore seksi në lokalin e të dashurit”; “Konkursi. Avokati i Popullit, kush janë 33 kandidatët e PS”; “Dritan Dajti: “Vrasja e policëve, nuk ka dëshmi se e bëra unë”; “Energjia. ERE shtyn vendimin, nuk pritet rritje çmimi”; “Komisioni. Kalon ligji, regjistrimi i pronës do të bëhet direkt te noterët”; “Speciale. Lëvizja e Dhjetorit ‘90, rrëfehen Shehu, Zogaj dhe Ahmetaj”; “Durrës. Lista e plotë me 13 mijë emra që u verifikohet prona”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Fshehja e pasurisë. Hetim llogarive të zyrtarëve në Qipro”. Argumente të tjerë: “Neritan Ceka: Pronat, PD mori tezat e Leninit, edhe PS ishte më djathtas se ne”; “Dëshira Subashi: Nëse fitoj iki nga KQZ”; “20-vjetori i demokracisë pa gra”; “Pranga gruas, hyn me armë në MPJ”; “Masakra e Durrësit, Dritan Dajti: Më zhdukën tabulatet e telefonatave”; “Pakti i pengut, nga Dritan Hila”.

Gazeta “Shekulli”, hapet me argumentin kryesor të ditës: “Raporti i FBI: Si dhe kur u fshinë nga serveri filmimet e 21 janarit”. Tituj të tjerë: “Ndryshon ligji, paratë për blerje pasurish do paguhen te noteri”; “Pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ende vijon të jetë”; “Çmimi i dritave nuk do të rritet”; “Mustafa Nano keqkuptohet. Mustafa Nano dhe Migjen Kelmendi në replikë”; “Përkthyesja polake e Qorrfermanit, Kadare, një libër për spastrimet politike”.

Gazeta “Agon” çelet me titullin kryesor: “Daul: Rama, ndoshta pak i sëmurë mendor. Joseph Daul tha se me Berishën shmangu gjakderdhjen gjatë konflikteve të PS”. Argumente të tjerë të ditës: “Politikë. Kryebashkiaku Basha në Ditën e ekselencës: Basha premtoi një fond të veçantë për 84 studentë me medalje ari”; “Lajmi i ditës. Asnjë gjurmë nga 12-vjeçarja që ra në lumë. Polumbarët nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të vajzës gjatë kërkimeve”; “Kulturë. Drita Pelingu festë për 85-vjetorin”; “Bota. Njeriu i

ndërmjetëm i Europës”; “Do hipotekë? Te noteri... Projektiligji i ri për noterinë lehtëson procedurat për qytetarët dhe bizneset pa patur nevojë t’i drejtohen hipotekës”; “Fakti I ditës nga Frrok Çupi: Dhjetori I ngatërruar”; “Sport. Champions League pa Man. UTD, City dhe Ajaks”; “Çmimi i energjisë, javën e ardhshme”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; infoçnoa.al.

mit/NOA

KOMENTE