Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Volonte e Brok: Qeveria në rrugën e duhur, por duhet punë nga opozita
English

Volonte e Brok: Qeveria në rrugën e duhur, por duhet punë nga opozita

Marsejë, 8 dhjetor 2011, NOA- Në vijim të punimeve të samitit të Partive Popullore Europiane, eurodeputeti italian Luca Volonte deklaron se Shqipëria po punon shumë mirë vitet e fundit.

“Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe jam shumë i kënaqur që partia opozitare po merr pjesë aktive në reformat që kërkojnë 2/3 e votave në Parlament. Mundësia që të diskutohen dhe të bëhen reforma të reja nuk është vetëm në dorën e Partisë Demokratike, të Kryeministrit Berisha, por edhe të Partisë Socialiste. Shpresoj që kjo qasje e re e opozitës, përgjegjshmëria e saj ndaj kombit duhet të vazhdojë edhe në ardhmen dhe në këtë drejtim Shqipëria mund të ketë shanset që të mund të bëhet anëtare e BE”, shprehet Volonte.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ai vijon më tej duke shtuar se konsensusi është kyç për integrimin europian dhe për procesin e monitorimit nga Këshilli i Europës duke uruar që Parlamenti të punojë shpejt në këtë drejtim.

Në të njëjtën linjë edhe deputeti gjerman në Parlamentin Europian, Elmar Brok, thekson se Shqipëria ka bërë një progres të madh.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në fjalën e tij Brok konstaton, “Mendoj se Qeveria është në rrugën e duhur, por ende shumë punë mbetet për tu bërë për zhvillimin ekonomik apo ngërçin politik. Opozita duhet të lëvizë gjithashtu në drejtimin e duhur”.

a.y/NOA

KOMENTE