English

Figurë jo e mirë për Johnny Depp

Los Anxhelos, 9 dhjetor NOA - Truprojat e Johnny Depp janë akuzuar nga një grua me aftësi të kufizuar, një 52 vjeçare e cila quhet Robin Heacker dhe i ka paditur ata për agresion. Gjithçka ka ndodhur gjatë koncertit të Iggy Pop në Los Anxhelos, një prej grupet e preferuara të Depp: aktori gjendej me stafin e tij në një tavolinë shumë pranë asaj të Robyn, që ishte në këtë koncert së bashku me bashkëshortin e saj. Ekzistojnë dy versione në lidhje me mbarëvajtjen e ngjarjes: njëri pohon për një agresion të vërtetë në drejtim të zonjës nga ana e truprojave dhe kjo pasi ajo ishte afruar shumë pranë tavolinës së aktorit. Truprojat, duke mos u ndikuar aspak nga aftësitë e kufizuara të saj, e kanë kapur zonjën nga duart duke e hedhur në tokë. Versioni i dytë rrëfen një tjetër histori: stafi i Depp, duke kryer e duke u hedhur në turmën e njerëzve në koncert, ka rrëzuar aksidentalisht Robyn. Ende nuk është vendosur se cili nga dy versionet është i vërtetë, e vetmja gjë që është e sigurt është se zonja Heacker, ka marrë kurime mjekësore pas rënies dhe është bërë e ditur se ajo ka qenë e dehur në atë moment. Tashmë janë autoritet që u takon të marrin një vendim në lidhje me këtë ngjarje. r.b/NOA

KOMENTE