English

Hajdutët e Lushnjes, 1 në pranga e 1 në kërkim

Lushnje, 9 dhjetor 2011, NOA- Një 22 vjeçar nga qyteti i Lushnjes përfundoi në prangat e policisë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Mikel Musaku, u arrestua ndërsa 18 vjeçari Donald Zako u shpall në kërkim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë në bashkëpunim me njeri-tjetrin mesnatën e kaluar në fshatin Halilaj të Lushnjes, dyshohet të kenë vjedhur në banesën e një shtetasi një motoçikletë, me targa AC 240.

Ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 18 vjeçarit Zako, dy të rinjtë duhet të përballen me akuzat për veprën penale, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

a.y/NOA

KOMENTE