Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këto janë katër për një jetë të gjatë
English

Këto janë katër për një jetë të gjatë

Londër, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Kur vjen puna për të përcaktuar se cilat janë mundësitë e një personi për të jetuar një kohë të gjatë dhe të lirë nga sëmundjet, ka disa shenja më të dukshme se të tjerët.

1. Mënyra e lindjes Nuk ka asnjë dëshmi bindëse për këtë, por disa studime tregojnë se meshkujt të lindur para kohe, janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të estrogjenit, gjë që rrit rrezikun e kancerit të testikujve.

Ndërsa motrat dhe vëllezërit dhe më të vjetër se ai, duken të jenë më të prekur nga leuçemia, raporton agjencia e lajmeve NOA.al..

2. Gjatësia e gishtave Disa studime kanë krahasuar një grup prej 1.500 burrash me kancer të prostatës, me 3.000 të tjerë të zgjedhur rastësisht. Injorimi i historisë së familjes dhe faktorëve të tjerë, tregoi se subjektet me më shumë se 60 vjeç, të cilët kishin gishtin tregues më të gjatë, ishin me një përqindje prej 33% më pak të zhvillimit të kancerit të prostatës.

3. Shtrëngimi i duarve Sipas një studimi të tremujorit të fundit, forca në shtrëngimin e duarve, është një nga treguesit e gjendjes shëndetësore në moshën e vjetër. Burrat me një forcë të dobët të duarve, pësojnë dy herë më shumë aftësi të kufizuara sesa ata me një dorë të çeliktë. I njëjti argument u bë në lidhje me gjatësinë e jetës në një grup tjetër të meshkujve dhe femrave dhe gjithashtu, rezultati ishte se një zotërim më i mirë i forcës së duarve, garanton jetën më të gjatë. 4. Humbja e flokëve Studimet e kryera nga “Harvard Medical School” kanë treguar se rënia e flokut, është shoqëruar me një rritje të rrezikut për vuajtje nga sëmundjet e zemrës. Në veçanti, njerëzit plotësisht tullacë në majë të kokës kanë 36 për qind më shumë të ngjarë të kenë probleme të zemrës se sa ata që kanë një kokë plot me flokë.

i.t/NOA

KOMENTE