Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindsay Lohan pozon për Playboy (FOTOT)
English

Lindsay Lohan pozon për Playboy (FOTOT)

Kaliforni, 9 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Është shfaqur në sitet online, kopertina e revistës së famshme playboy me Lindsay Lonhan të zhveshur, ku Daily Mail e ka publikuar në sitin e saj online.

Fotoja, që është e destinuar të publikohet në muajin janar-shkurt të edicionit të revistës, prezanton 25-vjeçaren “bad girl” të Hollivudit të ulur në një karrige me lepurushin klasik të playboy që i mbulon asaj pjesët intime.

Bukuroshja e cila duhet thënë se kohët e fundit ka pasur shumë probleme me ligjin, në këmbët e saj mban të veshura një palë taka shumë të larta dhe tepër sensuale.

Me sa bëhet e ditur, ashtu siç u konfirmua dhe nga një lajm i kohëve më parë, Lindasy për këtë foto është paguar për një shifër që kap kuotën e një milion dollarëve.

Aktorja kishte në plan që prezantimin e kësaj fotoje ta realizonte më 15 dhjetor në shfaqjen televizive të Ellen De Generes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lohan ka pozuar dy herë për fotografët e Playboy: Herën e parë, rezultati nuk arriti të bindë bosin e revistës Hugh Hefner.

r.b/NOA

KOMENTE