English

Manchester United, Sneijder për të harruar Ligën e Kampionëve

Londër, 9 dhjetor NOA - Një goditje e fuqishme në merkato për të harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve. Sipas sitit britanik “Caughtoffside”, Manchester United me s duket ka vendosur të i kthehet bindshëm në merkaton e janarit në objektivin për Wesley Sneijder. Këtë herë anglezët kanë gati një shifër prej 30 milionë eurosh në drejtim të Interit. Duke parë vështirësitë e Interit në kampionat, Ferguson është i sigurt se do të bindë Sneijder të transferohet në Old Trafford dhe me ndihmën e tij ai do ti hapë një sfidë të fortë City si në kampionatin anglez të Premier League ashtu dhe në Europa League. r.b/NOA

KOMENTE