Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Privilegjet e deputetëve, Vetëvendosje: Kushtetuesja vendosi drejt
English

Privilegjet e deputetëve, Vetëvendosje: Kushtetuesja vendosi drejt

Prishtinë, 9 dhjetor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate zyrtare e ka cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e neneve në ligjin "Për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit", të pezulluara nga kjo gjykatë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, disa nga nenet që kanë të bëjnë me privilegjet e deputetëve nuk përkojnë me gjendjen ekonomike e sociale në vend madje edhe janë antikushtetuese.

Sipas Vetëvendosjes thuhet se nenet që kanë të bëjnë me pensionin suplementar janë:

Deputeti me 1 mandat merr 50 % të pagës së deputetit

Deputeti me 2 mandate merr 60% të pagës së deputetit

Deputeti me tri mandate merr 70% të pagës së deputetit

Sipas kësaj lëvizje shqetësim mbetet edhe mosha e pensionit të deputetit pasi në asnjë shtet të Bashkimit Europian dhe shumicën e vendeve të rajonit deputetët nuk gëzojnë pension suplementar para moshës 55 vjeçare.

Vetëvendosje thekson se, vendimi i 8 dhjetorit i Gjykatës Kushtetuese që i shfuqizoi pikërisht pikat e këtyre “dispozitave speciale” është për t’u përshëndetur së pari për pamundësimin e teprive të radhës në shpërdorim të fondeve publike, së dyti si hap drejt vendosjes së drejtësisë sociale ndërmjet grupeve shoqërore, kontributi i të cilëve është po aq i vlefshëm sa i deputetëve, së treti për vendosjen e precedentit që lidhet me përputhshmërinë e ligjeve në vend.

a.y/NOA

KOMENTE