Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Ka ardhur koha e femrave “@”, janë ato që bëjnë ligjin në shtrat
English

Studimi: Ka ardhur koha e femrave “@”, janë ato që bëjnë ligjin në shtrat

Milano, 9 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Tashmë duket se ka ikur koha e mashkullit “@”, atij që cilësohet si një lojtar dominues dhe me tipare të padiskutueshme të udhëheqjes në shtrat.

Tani është gruaja e cila e ka fituar shkronjën e parë të greke, që i jep karakterin e autoritetit dhe të komandës, sidomos në shtrat.

Me pak fjalë, seksi i dobët nuk është më i tillë ....

Një fakt i tillë është vënë në dukje në Kongresin e 14-të të Shoqërisë Evropiane për Mjekësinë seksuale, mbajtur në Milano, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ku është thënë saktësisht se në 35% të rasteve, është një grua që e fut një krizë në mashkull, veçanërisht në qoftë se të dy partnerët janë nën moshën 40 vjeç.

Hulumtimi i kryer në 4409 njerëz të moshës 18 deri 75 vjeç, të intervistuar nga 4 vende (Italia, Gjermania, Kanadaja dhe Brazili), tregoi se 13% e meshkujve vuan nga çrregullimet erektive, që i bën të mos jenë të zotët në shtrat e në këtë mënyrë, të dominohen nga femrat “@”.

"Seksualiteti ka ndryshuar në mënyrë dramatike, - vëren Francesco Montorsi, profesor i urologjisë në Universitetin e Milanos, - mjafton të shtoni se 75% e meshkujve do që të ketë seks më shpesh se 1-2 herë në javë, por vetëm 12% e tyre e arrin këtë".

r.b/NOA

KOMENTE