Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karzai: Inteligjenca gjermane gënjen, nuk kërkoj mandat të tretë
English

Karzai: Inteligjenca gjermane gënjen, nuk kërkoj mandat të tretë

Kabul, 10 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai nuk ka synim që të qëndrojë në detyrë përtej 2014-ës, kohë kur mbaron edhe mandati i tij presidencial.

Zëdhënësi i tij, Aimal Faizi ka përgënjeshtruar në këtë formë deklarimet e shërbimeve të inteligjencës gjermane, sipas të cilës Karzai do ndryshojë Kushtetutën afgane në mënyrë që të paraqesë sërish kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Karzai nuk ka ndërmend që të rrijë në pushtet në përfundim të mandatit të dytë të tij. E ka shprehur qartë që nuk dëshiron të rikandidojë dhe nuk do e bëjë”, u shpreh Aimal Faizi.

a.y/NOA

KOMENTE