Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta një aktor i filmit të ri të Batman
English

Ndahet nga jeta një aktor i filmit të ri të Batman

Nju Jork, 10 dhjetor NOA - Të gjithë janë në pritje të kapitullit të tretë të filmit të Batman “Kavalieri i errët – Rikthimi”, ku momentalisht nga Nju Jorku mbërrijnë lajme të forta. Faktikisht, një aktor jo protagonist i filmit është ndarë nga jeta teksa po xhironte një skenë në turmën e njerëzve. Personi në fjalë ka pësuar një goditje kardiake dhe ndihma e shpejtë ndaj tij duhet thënë se nuk shërbeu. Aktori u nda nga jeta menjëherë sapo mbërriti në spital. Filmi i ri i Christopher Nolan do të jetë i pranishëm në kinema gjatë verës së vitit 2012. Krahas Christian Bale në rolin e Bruce Wayne/Batman dhe Tom Hardy që interpreton Bane (për rolin ai ka shtuar peshë nga 80 në 90 kilogramë) në kastin e aktorëve është dhe sensualja Anne Hathaway (Selina Kyle) që për të qenë pjesë e filmit i është nënshtruar përgatitjeve fizike dhe leksioneve të kërcimit. Ndërkohë “New York Post” ka njoftuar se një nga aktorët jo protagonist është ndarë nga jeta gjatë xhirimeve në afërsi të Wall Street. r.b/NOA

KOMENTE