Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama promovon “Kurban-in” në Sarandë: Qeveria po shkatërron qytetin
English

Rama promovon “Kurban-in” në Sarandë: Qeveria po shkatërron qytetin

Sarandë, 11 dhjetor 2011, NOA/ Irma Toptani - Pas Tepelenës, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në qytetin e Sarandës ku promovoi librin e tij “Kurbani”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Duke marrë shkas nga situata e ndërtimeve në qytetin bregdetar, lideri i opozitës akuzoi qeverinë se po favorizon ndërtuesit për të shkatërruar Sarandën.

Rama u ndal tek ndërtimet pa kriter, që sipas tij kanë shpërfytyruar qytetin bregdetar.

Sipas tij, përgjegjëse për këtë masakër urbane është qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe interesat e pushtetit të lidhura me të.

Nga salla konferencave të hotel “Butrintit” Rama deklaroi se Shqipëria po vuan vizionin e mbrapshtë të zhvillimit kaotik, që lidhet me qeverisjen pa strategji të koalicionit Berisha-Meta.

Kryetari i Partisë Socialiste komentoi dhe deklaratat më të fundit të kreut të LSI-së, Ilir Meta lidhur me librin “Kurban”.

Duke iu referuar qëndrimit të Metës se ai nuk mund të lexojë kujtimet e paqëndrueshme të Edi Ramës, lideri socialist tha se Meta nuk lexon libra.

Ndërsa foli edhe për komentet e kryeministrit Berisha mbi librin, duke theksuar se pavarësisht deklaratave të tij se nuk e ka lexuar librin “Kurban”, Rama tha se Berisha e ka lexuar atë.

mit/NOA

KOMENTE