Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari- klandestin i pasur, rrugëve me 220 mijë euro
English

Shqiptari- klandestin i pasur, rrugëve me 220 mijë euro

Brescia, 11 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Shkuan për një kontroll rutinë në zonë, pas shqetësimeve të shumta të banorëve, për sherret që ndodhin në lagje por operacioni i policisë nuk doli bosh.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al efektivët e policisë italiane çuan në pranga një 31 vjeçar shqiptar për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Protagonist i kësaj ngjarje është një i ri shqiptar klandestin i cili i doli kontrollit të policisë jo më si klandestin por si një njeri i pasur që e shet veten lirë dhe lëviz rrugëve me mijëra euro.

Policët e repartit të Brescias në Itali, pranë një zyre shërbimi civil, pikasën të riun teksa dilte nga një pallat dhe ecte në rrugën Aldo Moro, me një çantë në sup.

Kur policët i kërkuan dokumentet, ai nisi ti gjuajë me shqelm dhe me grushte.

Nga ana e policisë në fillim u mendua se gjithë kjo skenë e tij ishte për të fshehur mos pasjen e dokumenteve të qëndrimit, por ishte krejt e kundërta... në çantën e shpinës iu gjetën 220 mijë euro kesh, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi mes jastëkëve të divanit iu gjet një mitraloz tip “Skorpion” i ardhur nga Europa Lindore, blerja e të cilit është e ndaluar në Itali, me një të shtënë 24 fishekësh.

Pas kësaj shqiptari u dërgua në ambientet e paraburgimit ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar nga vinin ato para dhe nëse i riu bënte pjesë në ndonjë rrjet droge, pasi ai hesht dhe nuk tregon asgjë. Sakaq dyshohet që klandestini shqiptar të ketë lëvizur edhe herë të tjera me sasi të konsiderueshme eurosh, por ende është mister origjina dhe destinacioni i tyre.

a.y/NOA

KOMENTE