English

Hajdutët në shtëpinë e Muntarit

Milano, 12 dhjetor NOA - Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur me lojtarët e Napolit, tashmë dhe Sulley Muntari është bërë pjesë e viktimave të hajdutëve. Gjithçka ka ndodhur teksa ai ishte në fushën e lojës në ndeshjen që Inter luajti kundrejt Fiorentinës gjatë fundjavës. Fqinjët përgjatë orës 20:30 duke dyshuar nga disa zhurma të cilat vinin pikërisht nga shtëpia e futbollistit në fjalë kanë lajmëruar menjëherë karabinierët. Hajdutët, të cilët ishin futur nga dritarja, kishin shkuar menjëherë tek sendet personale të bashkëshortes së lojtarit me origjinë nga Gana. Ato kanë plaçkitur bizhuteri dhe ora të shtrenjta, të cilat ndodheshin të gjitha të mbajtura në një kasafortë. r.b/NOA

KOMENTE