English

Martesë në Las Vegas për Sinead O’Connor

Los Anxhelos, 12 dhjetor NOA - Në fund të gushtit kishte shpallur në blog-un e saj një njoftim se ishte në kërkim të një partneri që ta kënaqte “në anën e asaj seksuale”. Me sa duket Sinead O’Connor e ka gjetur, kjo duke parë se martesa e saj tashmë ka ndodhur në Los Anxhelos me Barry Herridge. Një martesë tradicionale, ku më pas të dy partnerët kanë qenë të ulur në sediljet e një Kadillaku në ngjyrë të kuqe. Për këngëtaren irlandeze kemi të bëjmë me dasmën e saj të katërt në numër. Krahas apelit për seks (me shumë specifikime të praktikave të preferuara), në përshkrimin e saj ajo merret dhe me identikitin preciz të bashkëshortit të saj të ëndrrave. Identikit që duhet thënë se përputhej maksimalisht me karakteristikat e Herridge, deri në atë pikë saqë arritën në martesë në një kohë shumë të shpejtë. r.b/NOA

KOMENTE