Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Refuzon kontrollin, shtyp me makinë policët duke marrë arratinë
English

Refuzon kontrollin, shtyp me makinë policët duke marrë arratinë

Prishtinë, 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Kontrolli policor ishte diçka e padëshiruar për një qytetar në Prishtinë. Ai është irrituar kaq shumë sa nuk ka ngurruar edhe të përplasë me makinë forcat policore vetëm e vetëm sepse i kërkuan t’i nënshtrohet kontrollit rutinë të dokumentacionit të mjetit të tij.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 14.20 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Zyrtarisht policia lokale tha se gjatë një kontrolli policor, i dyshuari emri i të cilit nuk u bë i ditur, nuk i ka përfillur urdhrat e policëve por me veturën e tij duke tentuar që të ikë i ka goditur.

“Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ata kërkuan përforcime dhe këta erdhën pa vonesë duke lokalizuar dhe ndalur makinën e dyshuar kurse të plagosurit u dërguan në QKUK të Prishtinës për ndërhyrje mjekësore.

Policia konfirmoi se gjatë kontrollimit të veturës iu është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike – levë, të cilën i dyshuari e mbante me vete. Agresori, pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE