English

Tumoret, do të ishin 40% më pak nëse do të jetonim si duhet

Londër, 13 dhjetor 2011, NOA/ Rid BulkuNjë studim i plotë i kryer në Britaninë e Madhe, ka vlerësuar se 134.000 njerëz mund të kurseheshin nga diagnoza e kancerit në qoftë se ata do të kryenin një mënyrë jetese të shëndetshme.

Sipas tij, pirja e duhanit mbetet një faktor i madh rreziku për 23 për qind e rasteve të kancerit mes meshkujve dhe 15.6 për gratë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Gjithashtu, ai pohon se nuk është mirë në qoftë se ka shumë kripë në dietën tonë, mish të kuq dhe pak perime, fibra apo zarzavate.

Nga ana tjetër, trashja është fajtore në 5.5 për qind të rasteve të shfaqjes së sëmundjes së kancerit, dhe rezulton të jetë 6,9 më shumë te gratë, në krahasim me 4,1 për qind e burrave.

Sa i përket alkoolit, për të thuhet se luan një rol në 4 për qind të tumoreve (4.6 për qind për meshkujt dhe 3.3 për qind për femrat).

Por edhe ekspozimi i tepërt në diell, shkakton kancer tek 3.5 për qind e njerëzve. Max Parking, epidemiolog në Mbretërinë e Bashkuar në “Queen Mary”, universitetu i Londrës pohon se “shumë njerëz mendojnë se tumoret janë shkruar në gjene dhe se ata janë një trill i fatit”.

Por duke studiuar të dhënat e reja është zbuluar se 40 për qind e kancereve janë të shkaktuara nga faktorë që ju mund t’i mbani nën kontroll.

r.b/NOA

KOMENTE