Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Charlie Sheen lë padashur numrin e celularit në Twitter, vlojnë thirrjet
English

Charlie Sheen lë padashur numrin e celularit në Twitter, vlojnë thirrjet

Las Vegas, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Duhet të ishte një mesazh privat, në drejtim të Justin Bieber, por Charlie Sheen aksidentalisht ka publikuar në Twitter numrin e tij të telefonit celular dhe si rrjedhojë është detyruar menjëherë të merrte masa. Ndaj po jua tregojmë që në fillim fansave të artistit: Ai e ndryshoi vetëm pak orë më pas numrin e telefonit celular personal.

Kjo masë erdhi pasi në harkun e pak minutave, aktori ka marrë telefonata të shumta.

Sipas asaj çka bëhet e ditur nga “The Sun”, Charlie një fakt të tillë e ka marrë me ironi, ku disa telefonatave i është përgjigjur: “Po unë jam, ke fituar”.

Telefonatat e para kanë mbërritur në momentin që ai po drekonte në një restorant në Las Vegas, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Një dëshmitar, që ka asistuar në skenë, ka rrëfyer se telefoni i aktorit filloi të binte pa pushim dhe në vetëm pak minuta i kanë ardhur plot 1 mijë e 800 mesazhe.

Charlie, si gjithmonë ne sensin e tij të humorit i është përgjigjur telefonit me shprehje të tipit ‘Ray’s pizza’ apo ‘po, ju keni fituar’.

r.b/NOA

KOMENTE