Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kredia personale, kërkohen sqarime nga presidenti gjerman
English

Kredia personale, kërkohen sqarime nga presidenti gjerman

Berlin, (Gjermani) 14 dhjetor, NOA - Presidenti gjerman Christian Wulff ndodhet në presion për shkak të kredisë private të marrë gjatë kohës sa ka qenë kyeministër i Saksonisë së Ulët. Sipas të dhënave të medieve Wulff ka marrë në vitin 2008 një kredi në lartësi prej 500 mijë eurosh nga gruaja e një miku sipërmarrës për blerjen e shtëpisë së tij.

Kur të Gjelbërit në parlamentin e landit në Hanover në vitin 2010 e kanë pyetur kryeministrin për raportet eventuale në fushën e biznesit me Egon Geerkensin, burrin e gruas që ka dhënë kredinë, Wullf nuk e ka përmenduar atë.

Të Gjelbërit dhe Partia Socialdemokrate kërkojnë tani nga presidenti të sqarojë këtë çështje. "Me sa duket, Christian Wulff nuk e ka thënë gjithë të vërtetën. Për një president vlejnë standarde të veçanta dhe kështu që unë jam i sigurt se ai do të ketë një interes të madh tani të sqarojë plotësisht akuzat", tha Thomas Opperman nga grupi parlamentar i SPD-së.

NOA/DV

Në foto: Presidenti Gjerman, Cristian Wollf dhe Kancelarja Gjermanen, Anxhela Merkel

KOMENTE