Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 15 Dhjetor 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 15 Dhjetor 2011

Tiranë, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 15 Dhjetor 2011.

Me okelion Kandidimi për President, e përditshmja “Mapo” hapet me titullin “Nano përçan PS, Pëllumbi e Dokle kundër, Malaj pro”.

Kryeartikulli i kësaj gazete citon si më poshtë: “Servet Pëllumbi: Kandidimi është një dëshirë e tij, por ata që vetëkandidojnë nuk i kam shumë qejf. Dokle: Do të flas kur Nano të ketë ditëlindjen. Malaj: Nano, kontribute evidente pozitive në tranzicion. Akoma shpejt që politika të devijojë fokusin për reformat ekonomike dhe integruese, në debatin për

kandidatët për presidentin. Agasi: Nano duhet votuar, transformoi PS.

Editoriali i ditës, “Refleksione pas leximit të Kurbanit” nga Armir Shkurti

Tituj të tjerë kryesorë: Zbardhet letra kërcënuese për prokurorët: Jeni të shitur, herës tjetër do t’ju djeg;

Rebelohen partitë e vogla, PS e PD nuk miratojnë ndryshimin e sistemit - Kreu i PR, Mediu lë mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, Tavo i LSI konteston planin e punës;

Rrjeti i prostitucionit me jahte për VIP-at, konfiskohen 2.6 mln euro;

Durrës-Kukës, miratohet mirëmbajtja nga privatët, taksa në tunel 5 euro;

Votimi i Leskajt në Kuvend, rrjedhin tri vota nga grupi i PD;

Gazeta Shqiptarja.com hapet me titullin: Droga në ambasadë - Trafik me makinën e konsulles në Pragë - Ish-ambasadori rrëfen: Ja si u zbulua Emisioni “Fiks-Fare” zbardh trafikimin nga 2004 në 2010. Si reaguan autoritetet çeke

Gazeta shkruan se “Agim Saraçi përdorte makinën e ambasadës shqiptare nga viti 2004 deri në vitin 2010 kur u arrestua për trafik droge. Formalisht ka pasur leje me shkrim nga ambasada, por nuk ka pasur pasaportë diplomatike”. Ministria e Jashtme e Çekisë ka konfirmuar se personi i hetuar ka bashkëpunuar me ambasadën shqiptare.

Titull tjetër kryesor:

Pëllumbi: Nano President? S’më pëlqen

Tituj të tjerë: Malaj: Nano President, ende herët;

Qeveria fal 30 milionë euro detyrime;

Deklarata e kryeministrit, Mjekët: Hiperenergjia? Berisha tallet me termat mjekësorë;

Prokurori Stojani u kërcënua: “Herës tjetër do ta ndez fitilin me benzinë”;

Tirana, 70 mln dollarë për 2012;

Unicef, 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në skamje;

Financat, ankand sekret bonosh për 10 mln euro;

“Gazeta Shqiptare” hapet me titull kryesor: Rebelimi PR-LSI, reforma, Mediu dhe Tavo braktisin tryezën

“Koha Jonë” hapet me titullin: “Kandidatura – Malaj: Nano President, të mos ketë grindje brenda PS

Komentet e ditës te kjo e përditshme: Doktori të 10 – nga Edison Ypi;

Vdekja e ngadalë e Artit – nga Frrok Çupi

Tituj të tjerë:

Bashkia e Tiranës, 70 milionë USD buxheti i 2012;

KLSH, Bujar Leskaj kalon testin në komisione;

Jo ndryshimeve në sistemin zgjedhor, “acarohen” të vegjlit;

Vrasja e tre burrave në DUrrës, burg për jetë Arian Çelës’

Gazeta e përditshme “Metropol” hapet me titullin kryesor:Presidenca, PD dhe PS “kryqëzojnë” Nanon

E përditshmja tjetër, “Telegraf” hapet me titull kryesor “Ligj i ri për tatimet dhe sigurimet”

Gazeta “Zëri i Popullit” në qendër të faqes së parë ka një foto të madhe të kryeministrit Sali Berisha me titull “Edhe sëmurë, edhe kryeministër?”

Ky kryetitull ka dhe këtë tekst hyrës: Mjerë ky vend, mjerë shqiptarët! Tani duhet të dëgjojnë dhe për pllakat e gjakut të kryeministrit. Duket se gjendja shëndetësore e

agravuar po shpërndan sëmundjen në gjithë Shqipërinë. E meritojnë dhe këtë shqiptarët.

Tituj të tjerë: Shqiptarët 3 ditë në qetësi, sëmundja i mbyll "gurmazin" Saliut;

“Shfryhet” Berisha, paralajmëron uljen e pagave;

Letra e një nëne: Frikë për fëmijët në çerdhe, njerëz pa shkollë po bëhen edukatore.

E përditshmja tjetër “Asgon”, një gazetë që shpërndahet falas në Tiranë dhe rrethe, ka si kryeartikull atë me titull: Me Shkup e Podgoricë si me Kosovë, vetëm ID.

Gazeta trajton faktin se dje u nënshkruan dy marrëveshje qeveritare për kalimin e kufijve me fqinjë.

Tituj të tjerë kryesorë:

Berisha: Borxhi nën 60 për qind - Kryeministri, dje në mbledhjen e qeverisë deklaroi se gjatë vitit 2012 do të ruhet niveli i borxhit publik, sipas direktivave të BE;

Dekretohet Buxheti i vitit 2012 - Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi dje ligjin “Për Buxhetin 2012”. Buxheti i vitit 2012 ka vlerën 396.9 miliardë lekë

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip e anglisht.Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në pr@noa.al. r.b/NOA

KOMENTE