Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Fierit bën bilancin: 282 të arrestuar në 11 muaj
English

Policia e Fierit bën bilancin: 282 të arrestuar në 11 muaj

Fier, 15 dhjetor 2011, NOA- Policia e Fierit ditën e sotme ka bërë analizën e punës për 11 muajt e lënë pas për këtë vit.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA.al se, gjatë këtij 11-mujori, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, janë evidentuar 774 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 681 ose 88% e tyre.

Sipas bluve fierakë thuhet se në këto vepra penale janë arrestuar e ndaluar 282 persona, 530 janë ndjekur në gjendje të lire si dhe janë kapur 179 persona të shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar dhe kryer veprimet hetimore dhe proceduriale, për 35 raste vetëvrasje nga këto 23 raste vetëhelmimi,10 me armë zjarri dhe 2 raste vetëvarje.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, rezulton se janë evidentuar 884 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 788 vepra penale, ose 89 % e tyre. Në këto vepra penale janë arrestuar e ndaluar 322 persona, 595 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe kapur në kërkim 189 persona.

Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 21 persona, 2 janë shpallur në kërkim si dhe janë sekuestruar 1.1 kg heroinë e 55 kg kanabis sativa dhe një sasi armësh dhe municionesh luftarake.

Në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier morën pjesë Zv/Ministri i Brendshem Avenir Peka, Drejtues dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë Rrugore, Prokurorë dhe Kryetarë të Gjykatave të rretheve Fier e Lushnje, Përfaqësues të Pushtetit Vendor, përfaqësues të medias etj.

a.y/NOA

KOMENTE