Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhak Shirak shpallet fajtor për shpërdorim fondesh e punësime fiktive
English

Zhak Shirak shpallet fajtor për shpërdorim fondesh e punësime fiktive

Paris, 15 dhjetor 2011, NOA – Ish-presidenti francez Zhak Shirak (Jacques Chirac) është dënuar me dy vjet burg me kusht pasi u shpall fajtor për shpërdorim të fondeve publike gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Parisit, në vitet 1990, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ish-presidenti Shirak u dënua nga gjykata penale për punësime fiktive nga bashkia e Parisit.

Prokuroria dhe Gjykata e shpallën atë fajtor për shpërdorim të fondeve publike, përvetësimin dhe marrjen e paligjshme të interesit.

Vetëm dy nga nëntë të akuzuarit u shpallën të pafajshëm.

Zhak Shirak akuzohet se gjatë periudhës kur ka drejtuar bashkinë e Parisit ka përdorur fondet e Këshillit të Qytetit të Parisit për të punësuar njerëz të cilët, nuk kishin fare lidhje me bashkinë e Parisit.

Në pjesën e parë të aktakuzës, ish-kryetari i bashkisë e Parisit u shpall fajtor pasi punësoi 21 anëtarë të misionit me paratë e taksapaguesve të Parisit, që do të duhej të harxhoheshin si të mira materiale për strukturat jashtë qytetit.

Disa prej këtyre personave nuk kanë punuar fare.

Sipas Gjykatës, Shirak është përgjegjës për shpenzimet e komunës.

“Një urdhër i dhënë nga ai vetë, për të paguar punonjësit me fondet e komunës u konsiderua si shpërdorim i fondeve publike”, deklaroi kryetari i Trupit Gjykues gjatë shqyrtimit të çështjes.

Kjo është hera e parë kur një ish-President i Republikës franceze shpallet fajtor nga Gjykata penale.

Sipas avokatëve, Jacques Chirac, tashmë 80 vjeç, pritet të vendosë në mbrëmje nëse do ta apelojë lëtë vendim apo jo.

mit/NOA

KOMENTE