English

638 atentate, Fidel Kastro në Guinnes

Havana, 16 dhjetor 2011, NOA- Ish-Presidenti i Kubës, Fidel Kastro, tashmë 85 vjeç hyn në librin Guinnes si njeriu që është përballur me më shumë tentativa vrasje, 638 në 47 vite.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, këtë fakt e ka komunikuar sajti zyrtar Cubadebate.

“Lideri historik i revolucionit kuban, Fidel Kastro, është njeriu i cili është përballur më shpesh me tentativa vrasje, siç udhëzon libri Guinnes bazuar në arkivat e CIA-s, ai renditet i pari në botë për sa i përket atentateve”, shkruhet në sajtin Cubadebate.

a.y/NOA

KOMENTE