Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipti në kaos, dhunë ushtarake në rrugët e Kairos
English

Egjipti në kaos, dhunë ushtarake në rrugët e Kairos

Kairo, 18 dhjetor 2011, NOA - Një video amatore që tregon sesi ushtarët egjiptianë rrahin barbarisht dy protestues ka ngjallur reagimin e ashpër të mijëra egjiptianëve që kanë dalë sërish në sheshin Tahrir për të protestuar kundër regjimit të ushtarakëve, që qeverisin vendin pas rrëzimit të ish-presidentit Mubarak, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në videon e shpërndarë në rrjetin Youtube dallohet qartë dhuna me shkelma e grushta ndaj dy protestuesve.

Ndërkaq nga përplasjet e tri ditëve të fundit numri i viktimave në rradhët e protestuesve ka arritur në 10.

Pikërisht në kohën kur në vend mbahen të parat zgjedhje që pas rrëzimit të Mubarak dhuna ka përfshirë jo vetëm kryeqytetin Kairo, por edhe qytete të tjera të Egjiptit.

Në dy raundet e para u vu re një dominim i dukshëm i Partisë “Vëllazëria Islamike”, mbështetësit e së cilës nuk kanë dalë në protesta, ndryshe nga kryengritja e shkurtit në sheshin Tahrir.

Vendi është praktikisht i ndarë më dysh, me një pjesë të qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të ushtarakëve, ndërsa pjesa tjetër, që mendon se qeverisja e Egjiptit nga Këshilli i Ushtarakëve i siguron vendit stabilitet në një periudhë të vështirë të tranzicionit politik. Ndërkaq në sheshin Tahrir, qindra protestues kanë ngritur çadra dhe janë përleshur gjatë gjithë ditën me forcat e sigurisë.

Ushtria do të vazhdojë të qeverisë vendin deri në verën e ardhshme, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale.

mit/NOA

KOMENTE