Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova, pritje madhështore për kancelaren gjermane Angela Merkel
English

Kosova, pritje madhështore për kancelaren gjermane Angela Merkel

Prishtinë, 18 dhjetor 2011, NOA – Kosova do të presë në mënyrë madhështore kancelaren gjermane Angela Merkel, që do të vizitojë të hënën Prishtinën, me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për integrimin e mëtejshëm të shtetit të ri, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Pritja e paralajmëruar për zonjën Merkel ishte e vetkuptueshme edhe për faktin se shqiptarët andej e këndej kufijve i kanë rezervuar pritje të shkëlqyera kurdoherë, liderëve perëndimorë që kanë shkelur trojet shqiptare në Shqipëri e Kosovë gjatë 20 viteve të fundit.

Aq më tepër, kur Gjermania është një nga mbrojtëset e flakta të Pavarësisë dhe integritetit të Kosovës në kufijtë e saj me Serbinë.

Kryeqyteti i vendit Prishtina është zbukuruar me flamujt kombëtarë dhe ata gjermanë që valëviten nëpër sheshin kryesor.

Që nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e deri në qendër të kryeqytetit, në Prishtinë të bien në sy bilbordet që i urojnë mirëseardhjen në Kosovë, zonjës së fortë gjermane.

Pjesë e dekorit të kësaj dite të shënuar janë flamujt gjermanë dhe Garda e Republikës së Kosovës që do të luajë muzikë në ceremoninë e pritjes së kancelares gjermane, vizita e të cilës për popullin e Kosovës dhe qeverinë e vendit do të thotë më shumë mbështetje. KTV njofton se posa të zbresë në aeroportin e Prishtinës, kancelarja Merkel do të pritet nga Garda e Ceremonive të FSK-së, mandej rreth mesditës ajo do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas takimit, siç e do rasti, zonja Merkel dhe Kryeministri i Kosovës do të flasin në një konferencë për shtyp.

Kancelarja Merkel më pas do të takojë ushtarët gjermanë të KFOR-it, komandantin e KFOR-it, Erhard Drews, shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac si dhe përfaqësuesin e BE-së, në Kosovë, Fernando Gentilini.

Vizita e kancelares gjermane në Kosovë përcjell mesazhe mbështetëse për Kosovën në bisedimet teknike me Serbinë, në Bruksel.

Mjaft të kujtojmë, se vetëm pak ditë pasi zonja Merkel i bëri thirrje Serbisë të distancohet nga dhuna në veri të Kosovës dhe të heqë strukturat paralele në Kosovë, kur ushtarë të KFOR-it u goditën nga ekstremistë serbë në barrikada, Serbia nuk mundi dot të marrë statusin e vendit kandidat në BE, në samitin më fundit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

mit/NOA

KOMENTE
  • kthella17:53 - 18 Dhjetor 2011
    kosovaret duhet ta respektojne me shume se Thaqin