English

Borussia Dortmund blindon Hummels dhe Gotze

Gjermani, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Borussia Dortmund ka blinduar talentet e saj në ekip dhe bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin Hummels dhe sulmuesin Mario Gotze.

“Edhe nëse dikush do të na ofronte 120 milionë sërish Hummels dhe Gotze do të qëndronin me ne”, - ka deklaruar Hans Joakim Watze, drejtues i Borussia Dortmund.

Një sinjal tepër i qartë ky për të gjitha klubet që janë të interesuara për lojtarët e klubit gjerman, ku këtu mund të përmendim italianët e Juventusit të cilët janë të interesuar për të dy futbollistët.

Deklarata u ka qartësuar skuadrave të tjera se askush nga Hummles dhe Gotze nuk do të lëvizin lehtësisht nga Dourtmund.

r.b/NOA

KOMENTE