Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çekia, qirinj dhe lulet për ish-presidentin Havel
English

Çekia, qirinj dhe lulet për ish-presidentin Havel

Pragë, (Çeki), 19 dhjetor 2011, NOA - Çekët e kanë nderuar ish presidentin, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare. Ata vunë lule dhe ndezën qirinj në qendër të Pragës si dhe në qytete të tjera çeke.

Presidenti çek Vaclav Klaus, një ish- rival i Havelit, e quajti atë "simbol i epokës së re të shtetit çek". Ngushëllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.

Çekët e kanë nderuar ish presidentin, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare.

Ata vunë lule dhe ndezën qirinj në qendër të Pragës si dhe në qytete të tjera çeke. Havel u largua nga posti në vitin 2003, 10 vjet pasi Çekosllovakia u nda në Republikën Çeke dhe Sllovakinë dhe vetëm disa muaj para se të dyja vendet të hynin në Bashkimin Evropian.

Atij i njihet merita për hedhjen e bazave që e çuan në anëtarësimin e vendit në bllokun me 27 anëtar dhe ishte president Republika Çeke u pranua në Nato në vitin 1999.

I ndrojtur dhe i dhënë pas librave, Havel u bë simboli i forcës së njerëzve për të rrëzuar në mënyrë paqësore regjimet totalitare. “E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjen”, ishte një nga thëniet e tij të famshme. Havel bëri emër si shkrimtar fillimisht pas pushtimit sovjetik të vitit 1968 që ndërpreu reformat e Alexander Dubcek dhe komunistëve të tjerë liberalë në Pragë.

Dramat e tij u ndaluan pasi konservatorët e drejtuar nga Moska nuhatën rebelim në to. Por Havel vazhdoi të shkruante, duke krijuar një numër esesh që qëndrojnë përkrah atyre të disidentit sovjetik Andrei Sakharov si analizat më të mprehta dhe më elokuente të asaj çfarë komunizmi bëri për shoqërinë dhe individët.

Havel ishte kandidat disa herë për çmimin Nobel të Paqes dhe mori një numër çmimesh për përpjekjet e tij në mbrojtje të të shtypurve që nga Darfuri e deri në Birmani.

Ai u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil amerikan nga presidenti George Bush si një nga heronjtë më të mëdhenj të lirisë.

Zoti Havel ka thënë se arritja për të cilën ndjehej më krenar si president ishte shpërbërja e Paktit të Varshavës – aleanca ushtarake e drejtuar nga Moska që vazhdoi deri në vitin 1991.

a.k/NOA

KOMENTE