English

I vjedhin makinën teksa po plaçkitnin dyqanin përballë

SHBA, 19 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Një makinë është vjedhur teksa ndodhej e parkuar jashtë një dyqani në Ogden, në Utah.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, diçka e tillë ka ndodhur në një moment që pronarët e makinës akuzoheshin për vjedhje në brendësi të dyqanit.

36-vjeçari Eldon Alexander dhe 47-vjeçarja Korin Vanhouten kanë dalë nga dyqani me produktet që kishin vjedhur të cilat arrinin vlerën e 25 dollarëve dhe për këtë fakt u denoncuan.

Të dy u drejtuan nga makina e parkuar dhe zbuluan se dikush i kishte marrë radion, baterinë dhe pjesë të tjera që kapnin vlerën e 60 dollarëve.

Në këtë mënyrë janë kthyer tek agjenti që i denoncoi duke ngritur një tjetër denoncim në lidhje me këtë vjedhje.

r.b/NOA

KOMENTE